Gara për Rektor/ Suzana Golemi shpallet fituese në universitetin ‘Luigj Gurakuqi’

1065
Sigal

Suzana Golemi është rektorja e re e universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Nga numërimi i votave të pedagogëve ajo ka dalë fituese me 2 vota diferencë.

Ndërkohë po numërohen votat e studentëve por në bazë të formulës, pritet që ato të mos ndikojnë në këtë rezultat.

Golemit ja dhanë fitoren bindëse dy fakultete, ai i shkencave të natyrës ku ishte vetë dekane dhe drejtësia, ku fitoren e ka patur më bindëse.

Përballë saj në këtë garë ishte Adem Bekteshi, rektori në detyre.

Suzana Golemi pas betimit tek presidenti do të jetë për 4 vitet e ardhshme rektore e universitetit të Shkodrës, ndër më të mëdhenjt në vend.