Universiteti i Tiranës me rektor të ri, Artan Hoxha fiton garën kundër dy grave

337
Sigal

Artan Hoxha sapo është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës. Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë ka arritur që të sigurojë 54% të votave të pedagogëve dhe studentëve.

Hoxha mësohet se është votuar më shumë nga pedagogët dhe stafi akdemik, pasi ka grumbulluar 348 vota. Ndërkohë dy kandidatët e tjera, Mimoza Hafizit dhe Kozeta Sevrani, kanë marrë përkatësisht 176 dhe 122 vota.

Zgjedhjet këtë vit u zhvilluan në një situatë të pazakontë, pasi u shtynë dy herë dhe u kërkuan që të mos mbaheshin në këtë kohë për shkak të pandemisë. Po ashtu në Universitetin e Tiranës kishte dhe një specifikë tjetër, pasi rektori aktual Mynyr Koni ka deklaruar se nuk e njeh këtë proces dhe u përpoq që t’i pengonte.