Venat e zgjeruara, pse shkaktohen

536
Sigal

Nëse venat tuaja nuk zhduken, kontaktoni mjekun

Venat varikoze janë vena të zgjeruara, të cilat mund t’i shihni nëpër lëkurë. Ato janë zakonisht të kaltra, të fryra dhe të përdredhura. Nëse nuk mjekohen, venat varikoze keqësohen me kohën. Në këmbët tuaja ka dy lloje të venave. Venat sipërfaqësore dhe ato të thella. Venat sipërfaqësore janë më afër lëkurës, ndërsa, venat e thella janë të mbuluara me muskuj. Gjaku në këmbët tuaja duhet t’i kundërvihet forcës së gravitacionit për t’u kthyer në zemër. Që t’i ndihmojnë lëvizjes së gjakut në drejtim të zemrës muskujt e këmbëve tuaja shtrydhin venat e thella. Lëvizjen e gjakut vetëm në drejtim të zemrës e mundësojnë valvulet.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf