KE do të hetoj vendet që kanë shkelur ligjet e BE-së

259
Sigal

 

Zv/Kryetarja e Komisionit EuropianVera Jurova deklaroi dje nga Brukseli se të gjitha vendet anëtare që kanë shkelur të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, duke I justifikuar si masa emergjente për covid-19 do të përballen me pasojat dhe reagimin qytetar

Shqipëria është një nga 3 vendet e Europës, që kërkoi të tërhiqej nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

KE do të vlerësojë nëse vendet anëtare kanë shkelur ligjet e BE-së, me masat kundër Covid-19

Shumë qeveri shfrytëzuan pandeminë e Covid-19 për të marrë masa tejet ekstreme, duke kufizuar të Drejtat e Njeriut, të parashikuara në Kushtetutë dhe në Konventën e të Drejtave të Njeriut. Këto masa me karakter policor, që u ndërmorën nga qeveritë, kishin në fakt qëllimin, që kryeministrat të përfitonin interesa të veta politike, duke abuzuar dhe nuk kishin të bënin me masat parandaluese karantinore, që të ndërprisnin zinxhirin e përhapjes së pandemisë.

Shkeljet kushtetuese të Kryeministrit Rama

Kryeministri Rama, duke përfituar nga gjendja e Fatkeqësisë Natyrore, ndërmori një sërë kufizime që shkelnin në mënyrë të drejtpërdrejtë të Drejtat e Njeriut, të parashikuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kështu, qeveria e kryeministrit Rama kërkoi nga KE që të tërhiqej nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, pasi nuk donte që të respektonte më këtë Konventë. Madje, qeveria e kryeministrit Rama bëri edhe ndryshime kushtetuese,  ndonëse ka opozitë në parlament, duke ashpërsuar shumë dënimet penale në rast se qytetarët, mund të mor respektonin masat drastike të qeverisë në karantinë.

Hetime nga KE për respektimin e të Drejtave të  Njeriut

Komisioni Evropian do të kontrollojë zbatimin e masave të emergjencës Covid-19, në vendet anëtare, në veçanti ndikimin e masave në shtetin e së drejtës dhe në të drejtat themelore të njeriut. KE do të kontrollojë nëse masat kufizuese, të cilat kalojnë proporcionet, kanë shkelur ose jo ligjet e BE-së. “Çdo masë emergjence duhet të kufizohet në atë çfarë është e nevojshme dhe në proporcion dhe që nuk do të thotë “mbyllje” e kushtetutës dhe e ligjeve të BE-së. Këto masa duhet të kufizohet në kohë dhe të balalfaqohen me kritikën e qyetarëve”, tha Zëvendës kryetarja e Komisionit Evropian Vera Jurova  dje në Bruksel. Ajo shtoi se KE do të shoh me vëmendjen respektimin e lirisë së shprehjes dhe mënyrën se si trajtohet media e pavarur. Ajo tha se media nuk është vetëm një industri, janë pushteti i katërt dhe shumë i rëndësishëm i demokracisë. Komisioni do të angazhohet me qytetarë, gazetar, dhe organizata të shoqërisë civile dhe të informacionit të vëna në dispozicion nga çdo vend anëtarë. Gjatë fjalimit të mbajtur dje në Bruksel, Jurova ju referuar eksperiencës së saj në një regjim autoritar në Çekosllovakinë komuniste. “Unë e di që gjërat kanë shkuar keq, që të drejtat, liritë, dhe demokracia nuk janë një dhuratë. Epërhershme. Nëse ne duam të ruajnë dhe t’i ngrejmë lart këto vlera, ne duhet t’i mbështesim dhe tëluftojmë për to”, tha ajo. Jurova kërkoi se gjatë krizës, duhet një balancim midis luftës për të luftuar virusin dhe ruajtjes së demokracisë dhe të drejtave dhe lirive të qytetarëve”. Ajo i quajti të drejta pjesën më të madhe të masave të ndërmarra në vendet evropiane por tha se ato duhet të përfshijnë edhe ruajtjen e demokracisë. Së fundmi, ajo theksoi se koronavirusi po rrit pabarazinë ekzistuese. “Shumë njerëz po përballen me stigma, dhe diskriminimin racor, si dhe janë rritur rastet e dhunës tek gratë”, tha Jurova në fund.