Komisioni Europian jep rekomandim të kushtëzuar për Shqipërinë

401
Sigal

“Vettingu”, drejtësia,
antikorrupsioni, problemet më të mprehta për shoqërinë shqiptare

 

Komisioneri Johhanes
Hahn, ka raportuar në Komisionin e Jashtë të PE-së për progres-raporton e 2016
për vendet që synojnë BE-në. Pasi bëri një përmbledhje të përgjithshme të
situatës të vendeve që synojnë BE-në, Hahn foli edhe për Shqipërinë, duke
njoftuar se Komisioni i jep një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociate
me Shqipërisë për integrimin e saj në BE.

 

“Zgjerimi nuk është një
shëtitje në park prandaj kërkohet më shumë angazhim. Këto politika janë për
interesa strategjike. Shqipëria ka bërë progres të dukshëm për përmbushjen e 5
prioriteteve. Në korrik Shqipëri hartoi reformën në drejtësi, e cila ishte një
reformë gjyqësore domethënëse. Administrata publike vazhdon të zbatohet,  tha komisioneri.  Puna për hetimet dhe dënimet në luftën ndaj
korrupsionit dhe krimit të organizuar e prodhimit të drogës vazhdon. Duhet të
punohet më thellë për këto çështje. Komisioni i jep një rekomandim të
kushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ky është një subjekt
progresi i prekshëm në zbatim të reformës në drejtësi dhe vlerësimit të
gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duhet të shohim nëse reforma në drejtësi do të
sjellë rezultatet e kërkuara”,  tha Hahn.
Për shkak të progresit, Komisioni i jep një rekomandim të kushtëzuar Shqipërisë
në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit. Kjo do të thotë se, ajo varet
nga progresi i besueshëm dhe i prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi,
veçanërisht në rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve, siç quhet procesi i
“vetting”-ut. “Ne duhet të shohim qartë dhe në mënyrë të besueshme se, kjo po
funksionon në të vërtetë dhe se vetëm rezultatet kanë rëndësi”. Progresraporti
i Komisionit Europian për Shqipërinë është shumë pozitiv dhe në 90 faqet e tij
përmenden shprehjet progres vendimtar dhe progres i qëndrueshëm për 90 për qind
të fushave të marra në shqyrtim. Komisioni Europian vëren progres edhe në
zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, me largimin nga Parlamenti të personave
me të kaluar kriminale, si dhe sheh progres në luftën kunder korrupsionit. Megjithatë,
theksohet se Brukseli kërkon të shohë rezultate konkrete në hetimin dhe
ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë. Raporti e rendit si kërkesë kryesore
realizimin e Reformës Zgjedhore dhe shpreh shqetësimin për politizimin e
komisioneve zgjedhore. Ky përshkruhet si raporti më pozitiv që ka bërë
ndonjëherë Brukseli për Shqipërinë, por sërish kushtet mbeten. Dhe një
rikonfirmim të tyre pritet ta bëjnë në dhjetor vendet anëtare. Deri atëherë,
duhet të jetë publikuar edhe opinioni i “Komisionit të Venecias” për ligjin e
“vetting”-ut, i cili shikohet nga Brukseli si themeli i Reformës në Drejtësi,
kryekushtit për hapjen e negociatave.

 

         
1999: BE propozon Procesin e ri të
Stabilizimit dhe Asociimit për vendet e Evropës Juglindore.

         
Qershor 2000: Këshilli Evropian deklaron
se gjithë vendet e Stabilizimit dhe Asociimit janë kandidatë potencialë për
anëtarësi në BE.

         
Qershor 2003: Samiti i Selanikut;
perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor konfirmohet.

         
Qershor 2006: Nënshkruhet Marrëveshja e
Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) me BE.

         
Prill 2009: MSA hyn në fuqi. Shqipëria
prezanton aplikimin e saj për anëtarësi në BE.

         
Nëntor 2010: Komisioni nxjerr Opinionin
e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësi në BE, përfshirë një grup prej
12 përparësish kyçe që duhen përmbushur me qëllim që të hapen negociatat e
anëtarësimit.

         
Dhjetor 2010: Udhëtime pa viza në zonën
Schengen për qytetarët e Shqipërisë.

         
Qershor 2014: Këshilli Evropian i jep
Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësi në BE.