Akademik Anastas Angjeli: Do na mungosh të gjithëve Profesor Gudar!

858
Sigal

 

“Ajo që ndryshon botën është përpjekja e përbashkët dhe kontributi për të tjerët.” Këto fjalë më erdhën në mendje sot kur mora vesh lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Akademikut Profesor Gudar Beqiraj mikut, bashkëpunëtorit dhe shokut tim të shtrenjtë. Një jetë ndërtuar mbi sfida të cilat gjithmonë i tejkalonte me optimizmin e rrallë që e karakterizonte, një kampion i vërtetë kudo. Profesor Gudari njeriu i mirë dhe i apasionuar.

Bashkëpunimi ynë i nisur në ambjentin universitar i tejkaloi shumë shpejt kornizat e ngurta institucionale dhe u zhvillua në një rrugëtim të gjatë dhe plot arritje të përbashkëta sidomos ne dy dekadat e fundit, një periudhë intensive dhe frytëdhënëse. Si Rektor i Universitit Mesdhetar të Shqipërisë me këdo student, pedagog, bashkëpunëtor kishte celësin për ti bërë bashkë dhe për të gjetur te secili anën e e tij më të mirë.

Në këtë ditë kaq të trishtë për familjarët, të afërmit, kolegët dhe studentët, të gjithë ne do ta kujtojmë gjithmonë Profesor Gudarin për forcën e karakterit të tij, për frymën e tij gjithëpërfshirëse për modestinë dhe shpirtin e tij bujar. Do na mungosh të gjithëve Gudar!