Albert Zholi: Vasilaq Vangjeli, aktori që la mjekësinë për humorin

90
Sigal

Vasillaq Vangjeli, aktori që la mjekësinë për humorin

Sipas Kapexhiut ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës

Jetëshkrimi

 Vangjeli lindi në shkurt të vitit 1948. Në vitin e tretë të Mjekësisë, Vasillaq Vangjeli e braktis shkollën për të hyrë në Institutin e Lartë të Arteve (vitet 1973-1975). Pas përfundimit të tij e çuan për të bërë stazhin në teatër. Nga Teatri Popullor e kaluan në Estradën e Shtetit si aktor i humorit. Nga viti 1976 deri më 1 prill 2005 ka qenë aktor dhe regjisor në Estradën e Tiranës. Në këto kushte aktivizohej që atëherë dhe në Estradën e Shtetit, nga viti 1967-1968 kur ka qenë regjisor Bujar Kapexhiu, e cila u shkri më vonë në Estradën e Tiranës. Sipas Kapexhiut ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolut, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere.

Jeta Artistike

Për rreth 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm Vangjeli ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës. Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, veshë absolute, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë di t’i verë në shërbim të asaj çfarë ai bën. Humorin nuk ta jep shkolla. Ajo vetëm të zhvillon, të drejton nëpërmjet dhuntive të lindura. E kështu ndodh edhe me Vasillaqin. Humori është i lindur që me lindjen e tij. Në rininë e hershme, sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim, i filluan peripecitë e punës apo të emërimit ku do të punonte. Djalë i formuar e plot dëshirë. Kërkonte me çdo kusht të fillonte aktrimin në Teatrin Kombëtar, aq më tepër i dhanë edhe një rol tek drama “Lëvizja” me regji të Pirro Manit, rol që e realizoi me sukses. Por megjithatë, mendimi i partisë ishte që ai të shkonte në Estradën e Tiranës ku edhe e emëruan. Urdhëri ishte urdhër pavarësisht kërkesave e letrave të artistëve të teatrit, të cilët kërkonin ta mbanin në kolektivin e tyre. E Vasillaqi nuk donte të shkonte, por pa punë nuk rrihej. Frikë kishte se mos e degdisnin në ndonjë vatër kulturore të humbur, si hakmarrje për moszbatim urdhri. E kështu përfundoi aktor në teatrin e Estradës së Tiranës deri në fundin e merituar të kësaj të fundit.

Estradën nuk e deshi në fillim, punonte pa dëshirë, pa vëmendje. Bënte mungesa në punë, role pa cilësi. Por është po ky artist që u lidh aq shumë me estradën, me humorin, instrumentet, paroditë sa nuk shpjegohet dot më. Më pas Estrada u bë vendi ku shpërfaqi me të gjitha energjitë krijuese talentin dhe vlerat etike, u bë vendi ku realizoi ëndrrën aktoreske. Vlerat i maten me rolet e interpretuara, e nuk janë pak. Të freskët e cilësor e plot shaka. I kalojnë të 100 role të krijuara në estradë, teatër, kinematografi, etj. Të gjithë i kujtojnë : dhëndrin Koçi tek “Zonja nga qyteti”, “Një gjel në qymez”, “Një mburravec që ka frikë nga pëllitja e lopës”, “Dordoleci”, “Donkishoti”, ose rolin e Lolos, një lolo tragjik-komik me nuanca tepër fine të interpretimit. Të shumtë janë rolet në Estradë si: tek komedia e Vodvil “Mirelo”, Xhixh, “Pa martuar 50-vjeçar” apo të kujtojmë skeçet e paroditë. U angazhua me një rol në komedinë “HARVEY”. Komedi e bukur, rol i bukur. Regjia ishte e Hervin Çulit. Vaso vitet e fundit nuk punoi më si aktor profesionist pranë ndonjë institucioni. Ai doli në asistencë si e gjithë trupa e Estradës së Tiranës. Shtëpinë e tij e ktheu në lokal ku argëton të tjerët, por argëtohet edhe vetë. I shkonin vazhdimisht miq e shokë, kolegë. Edhe aty humorin nuk e la, me barcaleta, ngjarje të vërteta e të sajuara. “pjesë e profesionit” dhe humorit në vorbullën e ekonomisë së tregut.

E veçanta

Fuqia trupore, plasticiteti, shkathtësitë e përkryera artistike dhe mençuria e tij e shprehur gjatë çdo roli reflektonte inteligjiencën e tij si aktor. Ai ishte aktori brilant i britmës, ashtu si mund të ishte edhe aktori brilant i pëshpëritjes

– NË TELEVIZIONIN SHQIPTAR

Në të gjitha koncertet e Vitit të Ri (1975-2008)

2.Të shtunat gazmore në vite

3.Komedia “Tre dhëndurët”

4.Komedia muzikore “Mirela”

5.Komedia “Divorci”

6.“Një burrë me dy gra”

7.“Gjashtë vjet shtatzënë”

8.“Lezeti i kolltukut dhe krevatit”

9.“Gjuetia e fundit”

10“Të gjallë, apo të vdekur”

11-“Çanta e zezë”
12-“Përralla e trimit”
13-“Revolveri”
14-“Ushtar Bilushi”
15.“Të na rrojë komshiu”

16-“Një nuse nga jashtë”
17-“Pavioni zero”
18-“Sherrxhinjtë”
19.“Një zonjë nga New Yorku”

20.Hit me parodi dhe kuplete

21.“Dashi pa brirë”

22.“Piruet”- 5 seri

Puna në Varietenë e Tiranës:

Për 30 vjet rresht mbi 1000 role në skeçe, parodi, kuplete, recitime, pantomimë, komedi, etj.

Aktori Vasillaq Vangjeli është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të pare

Filmografia