Gazetari Artan Hoxha duket se e ka parashikuar rrezikun e grupit të Orges Bilbilit ,në studion e emisionit “Opinion” Hoxha tha se grupi i Bilbilit mund të bëhej i rrezikshëm dhe kërkonte që të merrte më shumë vëmendje.
“Në emisionin e 12 tetorit të 2017-ës nuk po bënim parashikim, por unë i kam ndjekur që kur këta kanë qenë 19-vjeçarë, 20 vjeçarë, problemi është që qeveria nuk veproi dhe një grup hajdutësh arriti këtu. Më parë janë marrë me krime ordinere, me vjedhje dhe në vëmendje ka ardhur kur u rrëzua helikopteri në Divjakë. Apeli që tentuam të bënim në atë kohë ishte se nëse nuk reagonte policia pasojat do ishin të mëdhaja”, tha ai.
“30 famije të larguara kanë marrë statusin e azilantit me dokumentin se janë në rrezik për jetën. Elementi tjetër është që ky është një nga grupet e vrasjeve të rrezikshme me pagesë që kanë bërë krime edhe në Lushnje, edhe në Vlorë, edhe në Durrës. Janë shumë ngjarje në Lushnje me persona krejtësisht të pafajshëm. Ata kryenin vrasje të tilla që kërkonin të shkaktonin terror”, nënvizoi gazetari.