Bebe Rexha fotografohet dorë për dore me një mashkull misterioz!

380
Sigal

Bebe Rexha shijoi një darkë romantike me një shok misterioz në restorantin Delilah në Los Angeles të shtunën në mbrëmje.

30 vjeçarja nga Shqipëria, i habiti të gjithë me shoqëruesin, i cili fotografohej për herë të parë pranë saj, të dy të kapur për dore.

MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e Bebe Rexhës për të marrë komente të mëtejshme mbi mashkullin misterioz që po e shoqëronte këtë mbrëmje, por nuk ka marrë përgjigje.

“Nëse dua të bëj miqësi me dikë, thjesht do ta bëj. Nuk më intereson kush është. Unë kam shumë energji për momentin, është shprehur Bebe.

Paraqitja e Bebe-s vjen pasi ajo foli hapur në publik për çrregullimin e saj bipolar dhe mënyrën sesi ajo ka arritur të kapërcejë sëmundjen mendore për të realizuar ëndrrat e saj..