Videoja që bëri xhiron e botës! Shikoni sesi gruaja i bie violinës gjatë operacionit në tru

497
Sigal

Violinistja Dagmar Turner i ka habitur të gjithë gjatë operacionit në tru në King’s College Hospital në Londër.

Kirurgët i kërkuan 53-vjeçares që të luante në instrumentin e saj për t’u siguruar që aftësitë muzikore të profesionistes të mos dëmtoheshin gjatë heqjes së tumorit.

Tumori, në lobin e saj frontal të djathtë, ishte rrezikshmërisht afër zonave të trurit të saj që ishin përgjegjës për koordinimin e lëvizjeve delikate në dorën e majtë.

Këto zona janë vendimtare për të luajtur violinën, dhe distanca e tyre nga tumori ishte aq e ngushtë sa një kartë krediti.

“Violina është pasioni im. Unë kam luajtur që kur kam qenë 10 vjeç,” tha Turner.

“Mendimi që do e humbas aftësinë time për të luajtur ishte zemërthyes”.

Dr. Keyoumars Ashkan, një neurokirurg, gjeti këtë zgjidhje krijuese.

Para procedurës, një ekip ekspertësh mjekësorë kaloi dy orë kohë duke studiuar trurin e Turner për të kuptuar se cilat zona ishin aktive kur ajo luante violinë.