Operacion në Greqi/ Gomonia me drogë nga Shqipëria tenton të futet në Turqi, snajperistët hapin zjarr

585
Sigal

Operacion i madh dhe shkëmbim zjarri në ujërat detare të Greqisë. Një gomone e nisur nga Shqipëria dhe e ngarkuar me drogë ka tentuar të futet në ujërat turke pasi kishte përshkruar gjithë hapësirën detare të Greqisë.

Operacioni po ndodh në këto momente në Mitilini, ku marrin pjesë dhjetë skafe të policisë greke, një avion i FRONTEX dhe një helikopter i policisë greke.

Policia turke ka bllokuar futjen e gomones me tre persona në ujërat e tyre. Gomonia është rikthyer në ujerat greke dhe po tenton ardhjen përsëri në Shqipëri. Snajperistët nga helikopteri kanë qëlluar disa herë por gomonia vazhdon të lundrojë.

Burime nga policia greke deklarojnë se është arritur të kapet njëra prej gomoneve më herët pasi trafikantët kanë pasur dy gomone. Ndërkohë po ndiqet tjetra.