Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me prezantimin e metodologjisë së re të Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit.
Pollo thotë se vihen re dy gjëra të reja në këtë metodologji.
Sipas Pollos, metodologjia vë theksin tek zbatimi në praktikë i shtetit ligjor.
‘Ndoqa me vëmendje prezantimin e metodologjisë së re nga Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi. Dy gjëra më lanë mbresë të veçantë.
E para fokusi i tij e i metodologjisë së re tek zbatimi në praktikë i shtetit ligjor.
Së dyti tek përpjekja e tij gjatë vizitës në Tiranë e Shkup për të kuptuar rrënjët e problemeve që pengojnë integrimin evropian.
Diçka e re dhe jashtëzakonisht pozitive do të thoja. GP