Një makinë tip ‘Ford’ ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin nacional Delvinë-Kardhiq.
Sipas njoftimit të policisë nuk ka dëme në njerëz.
Gjirokastër/ Informacion paraprak.
Rreth orës 15:50, në aksin nacional Delvinë-Kardhiq, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi O. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.


















