Aktori i humorit Romeo Veshaj ka rënë në kurthin e gazetarit të Thumb ON.
“Ora News” ka publikuar një video, ku aktori shfaqet duke kërcënuar gazetarin, i cili pretendon se ka disa foto të tijat.
Në një moment pasi flet në telefon me të vëllain Donald, Romeo ngrihet me nerva dhe thyen një gotë në tavolinë.
Ai i kërkon gazetarit që ta sqarojë në makinë personalisht.
Situata duket e agravuar, nisur edhe nga fjalori banal i aktorit.
Se çfarë ka ndodhur dhe si vijon do e mësojmë të dielën.