Vihet në pranga shqiptari, i gjenden 85 kg kanabis në makinë

309
Sigal

Një shqiptar banues në Livorno u arrestua nga policia në Viareggio, teksa kishte 85 kilogramë kanabis sativa në automjet.

35-vjeçari po udhëtonte me një Panda, kur u ndalua nga karabinierët për kontroll. Ai po ecte në autostradën A2 të qytetit, kur u pikas dhe u ndalua, shkruajnë mediat italiane.

Droga mbahej në tri çanta të zeza. Policia deklaroi se nëse droga do të shitej në treg, do të fitoheshin gjysmë milionë euro.