ZYRTARE/ Njësia Qendrore e Harmonizimit për AB, publikohen dokumentet dhe afatet për kandidatët
Njësia Qendrore e Harmonizimit për Audit të Brendshëm që është në Ministrinë e Financave, ka publikuar njoftimin për fillimin e sezonit të certifikimit, shpalljen e kritereve për regjistrimin e kandidatëve për të fituar titullin “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” për vitin 2013. Fillimi i sezonit për shpalljen e kritereve është bërë duke u bazuar në Urdhrin e Ministrit të Financave Nr. 6 datë 29.01.2013. Njësia Qendrore e Harmonizimit për Audit të Brendshëm, njofton se fillimi i sezonit të certifikimit, për shpalljen e kritereve për regjistrimin e kandidatëve për të fituar titullin “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” për vitin 2013 si bëhet duke plotësuar kriteret e mëposhtme:
1. Të drejtën për të paraqitur kërkesën për të filluar sezonin e certifikimit e kanë kandidatët që plotësojnë këto kritere:
a) të kenë mbaruar studimet e larta universitare në njërën nga degët:
-Ekonomi
-Financë
-Kontabilitet
-Drejtësi
-Disiplina të tjera që gjykohen të nevojshme nga Drejtori i Përgjithshëm
b) të kenë të paktën 2 (dy) vjet përvojë pune.
c) U jepet përparësi në përzgjedhjen e kandidatëve për certifikim, punonjësve aktualë të njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik.
Dokumentet që duhen dorëzuar nga kandidatët:
Dokumentacioni që kërkohet për t’u regjistruar në sezonin e kualifikimit për të fituar titullin “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” depozitohet dhe protokollohet në Ministrinë e Financave dhe duhet të përmbajë:
-Kërkesën me shkrim drejtuar NJQH për AB
-Curriculum Vitae
-Fotokopje e diplomës dhe listës së notave të shkollës së lartë e noterizuar
-Fotokopje e librezës së punës e noterizuar
-Vërtetim nga institucioni ku personi aktualisht është në marrëdhënie pune.
Afati i pranimit të dokumentacionit fillon në 30 janar 2013 dhe përfundon në datën 19 shkurt 2013.
Si bëhet shpallja e fituesve
Njësia Qendrore e Harmonizimit për Audit të Brendshëm për AB shpall listën e 250 (dyqindepesëdhjetë) personave që përzgjidhen për të filluar sezonin e certifikimit pas përfundimit të afatit të regjistrimit të kërkesave në uebsite-in e Ministrisë së Financave.
. Kandidatët që shpallen në listat përfundimtare të fituesve për të filluar sezonin e certifikimit detyrohen të paguajnë një tarifë regjistrimi të përcaktuar në aktet nënligjore përkatëse në afatin e caktuar nga NJQH për AB. Kjo tarifë derdhet për Ministrinë e Financave në llogarinë e saj “Të ardhura” në çdo degë banke dhe është e pakthyeshme. Përdorimi i tyre bëhet sipas kuadrit ligjor përkatës. Për informacione të mëtejshme vizitoni faqen e internetit të Ministrisë së Financave me adresë www.minfin.gov.al.