Shkon në shtëpi, por gjen mbi oxhak një granatë me fitil dhe një letër kërcënuese

725
Një familje nga fshati Liçaj i Njësisë Administrative Shalës në Cërrik është kërcënuar ditën e djeshme në banesën e tyre. Denoncimin për ngjarjen e ka bërë vetë burri i shtëpisë, një 48-vjeçar me inicialet B.L. Ai ka treguar para policisë, se kur ka shkuar në banesën në pronësi të tij në fshatin Liçaj, por që nuk banonte njeri, ka gjetur mbi pjesën e oxhakut një granatë dore difensive të montuar me ndezës dhe pranë saj një letër kërcënuese.
Menjëherë ai ka njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar letrën dhe granatën në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
48-vjeçari së bashku me familjen e tij banojnë në Elbasan, dhe here pas herë shkojnë edhe në shtëpinë në fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sigal