Gjueti e ndaluar për plot 31 vite, kapet balena e parë vetëm disa orë pasi jepet leja

627
Sigal

Japonia kap balenën e parë vetëm disa orë pas rifillimit të gjuetisë tregtare për herë të parë në 31 vjet.

Japonia rifilloi tregtinë e përgjakshme të gjuetisë tregtare pas një ndërprerjeje 31-vjeçare dhe brenda disa orëve bëri kapjen e saj të parë. Pesë anije lundronin nga porti i Kushiro-s pas vendimit të papritur të Tokios për t’u tërhequr nga Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë.

Pak kohë më vonë, ekuipazhi i parë u kthye në breg me trupin e therur të një balenë gjigante minke në bord.

Gjiganti detar u tërhoq nga një vinç në bordin e anijes.

Agjencia e Peshkimit tha se kuota e kapur deri në fund të këtij viti është vendosur në 227 balena, më pak se 333 që janë kapur nga Japonia në Antarktik në vitet e fundit.

Anijet, të cilat janë vendosur të bashkohen me anije nga porti jugor i Shimonosekit, do të shpenzojnë pjesën më të madhe të gjuetisë verore për minke dhe balenat e Baird-it.

Peshkatarët nga Abashiri, Taiji, Ishinomaki dhe Minamiboso – të gjitha qytetet me traditë në gjueti balenash gjithashtu do të marrin pjesë në gjueti komerciale në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Zyrtarët e peshkimit janë duke shpresuar se rifillimi i gjuetisë do të nxisë interesimin ndaj mishit të balenave i cili do fillojë të tregtohet gjerësisht.