Skandali i 13/ Çudia me Librazhdin, shtohen votuesit, por votat mungojnë

545
Sigal

Skandalet e votimeve monopartiake të Edi Ramës, po nxjerrin çudi të mëdha.

Ndërsa në 12 bashki ka më shumë vota se votues, e kundërta ka ndodhur në Librazhdin e Taulant Ballës.

Këtë herë në këtë Bashki babëzia ka bërë që të rritet numri i votuesve, me qëllim që sekretari i Përgjithshëm të dalë faqe bardhë para kryetarit.

Por ndërsa kanë rritur numrin e votuesve, komisionerët e PS-së kanë harruar që të hedhin edhe votat në kuti, duke i lë pa mbushur.

Image

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja të djeshme në Librazhd kanë votuar 12388 qytetarë.

Por pas përfundimit të numërimit të 61 kutive në Librazhd kanë dalë vetëm 11383 vota.

Nga llogaritja del se Taulanti me shokët e tij të partisë në Librazhd ka shtuar 1005 votues imagjinarë.

Image