Bëri manovra të rrezikshme në rrugë dhe dhunoi policët, arrestohet i riu në Kavajë

61
Sigal

Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi dhunoi efektivët e policisë. I riu me inicialet A.H. u ndalua pasi u konstatua duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë, por në momentin e shoqërimit goditi efektivët e policisë. Gjithashtu në 24 orët e fundit policia e Tiranës ka bërë edhe disa arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhunë, kokainë, etj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H, 26 vjeç, sepse në momentin e ndalimit të mjetit të tij, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. M, 29 vjeç, pasi u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;
  2. M, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, iu gjet e sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabisi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Ç, 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;
  2. K, 23 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit N. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. Gj, 50 vjeç dhe E. B, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.