Më 25 maj në protestën e opozitës, priten të jenë të pranishëm emigrantët shqiptarë nga Greqia

705
Sigal

Në protestën e 25 majit të thirrur nga opozita do të jenë të pranishëm edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Kjo bëhet e ditur përmes një mesazhi që i është dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha nga emigrant dixhital.

Postimi i Berishës

Narkoshteti i Edvinit gjobit emigrantët shqiptarë me qindra milionë euro!

Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital.

Mirëmbrëma doktor Berisha.

Hallet dhe problemet që po vuan Shqipëria si pasojë e keqqeverisjes së Ramës kanë mbërritur deri tek emigrantët e Greqisë. Kurrë më parë nuk kemi parë të zhvleresohet euroja si me qeverinë Rama dhe këtë e ndjejnë familjet tona dhe prindërit tanë në Shqipëri që për çdo 100 euro që ju dërgojmë ata humbasin 18 mijë lekë.

Këto ditë një numër i madh emigrantësh kanë shprehur vullnetin për tju bashkuar popullit protestues në Tiranë dhe deri tani janë disa qindra emigrantë që do të udhetojnë me autobus nga Athina, Patra, Kallamata dhe Selaniku për tju bashkuar protestës kundër qeverisë së korruptuar të Ramës.

I themi shqipëtarëve se ne do të jemi aty për tju bashkuar uraganit të zemërimit popullor për ta rrëzuar krye të korruptuarin dhe krye drogmenin Edvin droga si shkaktarin kryesor të varfërisë dhe rrënimit të atdheut tonë.

Duam me këtë rast të paralajmërojmë fallangat e pushtetit në doganat e Kapshticës dhe Kakavijës që të mos guxojnë të pengojnë apo vonojnë qëllimisht autobuzët me emigrantë pasi do të përballen me zemërimin tonë të dyfishtë.