Përplasja mes Markut e prokurorit, Hajdarmataj: Ju shkatërruat dosje, sot do kishim në burg politikanë

431
Sigal

Në analizën vjetore të punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka replikuar me Pokuroren e Përgjithshme në detyrë Arta Marku.

“Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016 – 2017.” 

Ai i’u drejtua sërish Arta Markut duke i thëne:

Ju dhe ata që punojnë për Ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para mediave Prokurorinë e Krimeve të Rënda” ka thënë Hajdarmataj.