BE-ja ofron ndihmë për Shqipërinë pas tërmetit

484
Sigal

Ministrja e Jashtme e BE-së, Federica Mogherini dhe komisionari për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Kristos Stillianides shprehën solidaritetin e tyre dhe ofruan mbështetje për Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet në mëngjes.

“Menjëherë pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Shqipërinë këtë mëngjes, duke shkaktuar humbjen e disa personave dhe dëmtimin e shumë të tjerëve, në shprehim ngushëllimet tona popullit dhe autoritetit e vendit.

Bashkimi Europian është solidar me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë asistencë, edhe me Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane.  Qendra e Koordinimit të Emergjencave është në kontakt të vazhdueshëm me Emergjencat Civile shqiptare. Jemi në kontakt me qeverinë shqiptare për të përcaktuar mënyrat më të mira për të vepruar”, thuhet në deklaratën e BE-së