Rusi/ Zbulimi i madh, gjenden 2000 objekte argjendi

562
Sigal

Një zbulim i madh është bërë në Rusi.

Më shumë se 2000 objekte argjendi të cilat peshojnë rreth 400 kilogramë janë gjetur  rastësisht nga disa punëtorë në SHën Petersburg.

Therasi i gjetur i përket familjes Nariçkin e cila ishte një familje e pasur dhe e njohur në Rusi. Thesari i para një shekulli konsiderohej i zhdukur.

Familje e madhe fisnike në epokën cariste, Nariçkinët u arratisën nga Rusia pas revolucionit bolshevik në 1917. Në fakt, ishte në një prej banesave që kishte qenë në pronësi të qytetit të dytë të vendit që u zbulua ky thesar që përllogaritet për rreth 2,6 milionë euro.

“Një zbulim i tillë është jashtëzakonisht i rrallë, një thesar i plotë, që ka qenë i të njëjtës familje dhe shumë mirë i konservuar. Kjo është unike”, deklaroi sot Olga Taratynova, drejtoreshë e muzeut të pallatit “Tsarskoie Selo”.

Thesari u zbulua në vitin 2012 gjatë punimeve riparuese në një godinë që ndodhet në mes të qendrës së ish-kryeqytetit perandorak. Punëtorët zbuluan aty rastësisht, pasi thyen një tullë, një sallë të vogël sekrete ku ndodheshin arka të mbushura me objekte prej metali të çmuar.