Lajm i mirë për trajnerët, ja çfarë ju bën të mundur rregullorja e re

427
Sigal

Teknologjia VAR u ka shtuar një mundësi të ‘artë’ trajnerëve pasi gjatë këtij sezoni do të aplikohet në Champions Ligë duke nisur nga faza çerekfinale.

Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që ndodh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

16 trajnerët do të kenë mundësinë të përdorin ndërrimin e katërt në ndeshjet me eliminim direkt. Nëse dy ndeshjet dalin në barazim dhe shkohet në shtesë, atëherë klubet mund të kenë mundësinë e një tjetër ndërrimi lojtarësh.

Kujtojmë se diçka e tillë u përdor për herë të parë në Botërorin “Rusi 2018”, ndërsa tashmë do të ndodhë edhe në Champions.

ndërkohë, lojtarët që janë aktivizuar në pjesën e parë të sezonit në Champions dhe kanë ndryshuar ekip gjatë janarit do të kenë mundësinë të luajnë përsëri në turneun e më të mirëve.