Arsyet e qëndrimit katër-ditor të Xhorxh Sorros në Tiranë

561
Sigal

Para tri ditësh, Xhorxh Soros, sipas burimeve të besueshme ishte në Tiranë, ku qëndroi 4 ditë dhe ka zhvilluar një seri takimesh sekrete, shumica prej të cilave me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Duket se Tirana është kthyer në qendrën e interesave shumë të forta të filantropit Xhorxh Soros, aq sa ta detyrojë atë të ndërmarrë një udhëtim të gjatë e të vështirë për moshën deri në kryeqytetin shqiptar.

Për çfarë bëhet fjalë? Miniera e Trepçes?

Një ditë më parë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç është pyetur nga “Zëri i Amerikës”, nëse është Brukseli ai që e ka futur në agjendën e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës çështjen e minierës së Trepçes, dha këtë përgjigje: “Ne nuk komentojmë çështjet që ata duan t’i diskutojnë.” Ky reagim i zonjës Koçijançiç pasoi një reagim të mëhershëm të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që reagoi ashpër ndaj qëndrimit të Brukselit për vendimin e qeverisë në Prishtinë, për të marrë pronësinë e të gjithë minierës së Trepçës, ndërsa shkruante: “Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Koçijançië, dhënë mediave serbe, se Trepçe duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”. E duke lexuar këto dy reagime të Koçijançiç dhe Haradinajt, pyetja lind, se kush po kërkon që ta fusë në agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi edhe çështjen e minierës së Trepçes? Tre ditë më parë kryeministri Edi Rama, udhëtoi për gjithë natën dhe u shfaq në insta-storyn e djalit të Hashim Thaçit në banesën e këtij të fundit në Prishtinë.

Xhorxh Soros në Tiranë…

Burime për SYRI.net bëjnë me dije se pas idesë së futjes në agjendën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë edhe të minierës së Trepçes, qëndron interesi okult i Xhorxh Soros për ta marrë me koncesion këtë pasuri marramendëse të Kosovës për 99 vjet. Dhe pikërisht fakti që Ramush Haradinaj firmosi pak ditë më parë vendimin që e kalonte Trepçen nga administrimi i Agjencisë së Privatizimit në pronësi direkte të Qeverisë së Kosovës, duke se ka prishur tërësisht planet e Xhorxh Soros për ta shtënë në dorë këtë pasuri. Për këtë arsye, tashmë ata që njihen si “argatët e Beogradit”, por që më së pari janë shërbestarët e paepur të Xhorxh Soros, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, janë thirrur në kauzë që Trepçen t’ia kalojnë Serbisë, në rast të plotësimit të planit ogurzi të ndarjes së Kosovës.

Nëntoka e Trepçes vlen 12 miliardë Dollarë…

Nuk është më një sekret se për të njëjtat arsye, ajo e futjes në dorë të pasurive nëntokësore të gazit dhe naftës që ndodhen në detin Jon e që nuk janë demarkuar ende mes Shqipërisë dhe Greqisë, Xhorxh Soros sponsorizoi fort edhe Marrëveshjen tashmë të dështuar të Detit mes Athinës dhe Tiranës. Prej vitesh kompania San Leon Energy me aksioner kryesor, Xhorxh Soros ndodhet në Shqipëri dhe pas ndarjes së vendit në 18 blloqe kërkimi nga qeveria e Edi Ramës, një pjesë e tortës së naftës së shqiptarëve i është besuar pikërisht kësaj kompanie (kliko http://www.sanleonenergy.com/operations-and-assets.aspx#albania ). Duke qenë marrëveshja me Greqinë dështoi përfundimisht, duket se interesat personale të Xhorxh Soros janë kthyer tërësisht nga Trepça, dhe, prandaj sot si asnjëherë tjetër përveç territoreve të veriut, Kosova rrezikon të humbasë edhe një pasuri të vyer dhe kombëtare siç është ajo e minierës së Trepçës. Për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, mjafton të nënvizojmë faktin se, sipas analizave të ekspertëve rikthimi në funksion të plotë të minierës do të thotë, vënia në punë e një industrie, e cila mban të mbyllur brenda një pasuri jo më pak se 12 miliardë dollarë…