Një automjet në të cilin udhëtonin babë e bir është aksidentuar pasditen e sotme në Konispol.
Mjeti ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Qafa e Hanit’.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri 76-vjeçar, Hysen Mullai.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.