Protesta studentore buçet para Kryeministrisë, dy ministra zbarkojnë në zyrën e Ramës

515
Sigal

Protesta studentore si duket ka trazuar jo pak korridoret qeveritare, pavarësisht që Rama e mbulon me ironi dhe shpeshherë me tallje.

Ndërkohë që sot sheshi para Kryeministrisë është mbushur me mijëra studentë, në zyrat e kryeministrit janë parë të hyjin dy ministra nga qeveria Rama II.

Në videon e publikuar shihet se në zyrën e Ramës ka shkuar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Nuk mund të thuhet me siguri se cila është arsyeja e kësaj “vizite” në mes të valës protestuese, mirëpo studentët paralajmëruar sot se nëse nuk marrin një përgjigje pozitive, rezistenca e tyre do të përshkallëzohet.