Sigal

Ndeshja e fundit e javës së 6 të Serisë A mes Empolit dhe Milanit u mbyll në barazim 1-1. Kuqezinjtë nuk arritën të kthehen tek fitorja, duke barazuar ndeshjen e tretë radhazi.

Takimi nisi mirë për Milanin i cili kaloi shpejt në avantazh që në minutën e 10′ falë një autogoli të Capezzit. Vendasit arritën të barazojnë me penallti të Caputos në minutën 71′.

Pas këtij barazimi skuadra e Milanit ndodhet në vendin e 14-të me 6 pikë në 5 ndeshje, ndërsa Empoli mban vendin e 17 me 5 pikë në 6 ndeshje.