Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Tepelene-Fier pranë vendit të quajtur Qesarat.
Një makinë me targa italiane është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe shkaqet e aksidentit.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.