VIDEO/ Përfshihet nga zjarri arkiva e Gjykatës së Lartë në Tiranë

652
Sigal

Kati i parë i Gjykatës së Lartë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të djele.

Dyshohet se shkak për shpërthimin e flakëve është bërë një karikues kompjuteri. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve, ka bërë që zjarri të vihet nën kontroll.

Shërbimi zjarrfikës bën me dije se nuk ka dëme në dokumente apo materiale të tjera.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.08.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish ka rënë zjarr.

Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale.

Po punohet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.