Alarmohen serbët: Kosova po bëhet me ushtri

Republika e Kosovës shumë shpejt do të themelojë ushtrinë e saj, duke transformuar FSK-në në FAK.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga MFSK-ja e cila ia ka dërguar Qeverisë draft-ligjin për transformim.

Projektligji në fjalë, që hap dyert për këtë çështje, është dërguar në Qeveri më 8 maj. Mirëpo, kjo gjë duket si nuk po i pëlqen Serbisë.

Mediet beogradase kanë alarmuar se Kosova shumë shpejtë pritet të bëhet edhe “de jure” me ushtrinë e saj.

“Tzv. država Kosovo sve bliže formiranju vojske?”, është titulli i të përditshmes “Novosti”. (I ashtuquajturi shteti i Kosovës është shumë afër formimimit të ushtrisë).
Sigal