Berlusconi rihabilitohet, vendimi i gjykatës: Tani mund të kandidojë

551
Vendimi i Gjykatës së Milanos zhvlerëson efektet e ligjit Severino. Salvini: “I lumtur për të dhe për demokracinë”
ROME – Gjykata e Mbikqyrjes së Milanos ka lejuar ‘rehabilitim’ e Silvio Berlusconit, duke anulluar në mënyrë efektive të gjitha efektet e dënimit të pësuar në gusht 2013, për mashtrimin me taksat me anë të Mediaset. Corriere della Sera përcjell vendimin e gjykatës. Kjo do të thotë se tani, duke qenë se vendim duhet të zbatohet menjëherë, “Kavalieri” kthehet si kandidat, pasi skadojnë edhe efektet e ligjit Severino, i cili parashikonte përjashtimin nga jeta publike të Berluskonit për gjashtë vjet.
Vendimi, me pak fjalë, lejon që Berluskoni të kthehet në jetën polike duke kandiduar në rast të zgjedhjeve politike nëse do të dështojë përpjekja e Legës dhe 5 yje –ve, për të formuar një qeveri. Në të vërtetë, siç kërkohet nga ligji zgjedhor, ai mund të konkurrojë për një vend, nëse do të mbetej vakant një vend në një njësi zgjedhore
Avokatët e Silvio Berlusconti kanë bërë apel kundër ligjit Severino edhe para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Për mbrojtjen e Berluskonit, ligji Severino kishte një efekt prapaveprues në pozitën e tij ligjore. Seanca para gjyqtarëve në Strasburg u zhvillua më 27 nëntor të vitit të kaluar në praninë e mbi 500 personave të akredituar, duke përfshirë rreth pesëdhjetë gazetarë. Vendimi është planifikuar për vjeshtën e ardhshme, kur, megjithatë, udhëheqësi i FI-së gjithashtu nuk mund ta ketë më nevojë për manovrushmëri politike, pasi ka marrë vendimin e favorshëm të Gjykatës së Mbikqyrjes dhe në rast të zgjedhjejeve politike, mund të kthehet në fushë.
Sigal