FOTO/ Tragjike në Vlorë, rrugës për në Zvërnec gjendet një trup i pajetë

530
Trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjetur mesditën e sotme në rrugën që të çon në plazhin e Zvërnecit. Burime nga policia thanë se mesditën e sotme me anë të një telefonate janë njoftuar se në anë të rrugës, kur shkon për në plazhin e Zvërnecit gjendet një person i pa jetë.
Policia dhe Ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë konstatuar se ‘në anë të rrugës, në hyrje të plazhit të Zvërnecit gjendet i pajetë 50-vjeçari me inicialet A. J.’
Dyshohet se ky person të jetë vetëhelmuar.
Por policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Sigal