Suplementi Pena Shqiptare/Sara Fuga: Gjurmët…

750
Sigal

Gjurmët…

Sara Fuga

Erdha përgjatë bregut,

Të kërkoj gjurmët që lamë dikur

Eh, atëherë ishim të vegjël!

Sot unë një grua, e ti një burrë,

Ia kërkova puthjet erës,

Përqafimet detit me dallgë,

Çmenduraket netët e verës,

Që dhe hëna ndiente mall.

 

E sa shumë kam ecur!

E vrapova si atëherë në vegjëli,

Veçse sot me një ndryshim,

Vrapova vetëm, aty pranë nuk ishe ti.

E ndala hapin për një çast,

Një imazh i njohur u shfaq, për çudi.

S’kisha forcë të shihja më qartë’

Zemra e ndjeu se ishe ti.

M’u kujtuan vargjet e një kënge,

Më dukej sikur po e këndoje ti,

…Dashuria e parë nuk harrohet,

Dëgjoje këtë fjalë që trondit

Veç mali me malin s’takohen

Por njerëzit takohen një ditë…

Nisa të bëja hapa pas,

Kujtimet u rizgjuan si me magji,

Koha na tradhëtoi,

S’lëshuam asnjë fjalë

Kujtimet mbetën gjithsesi…