Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Theodhori Proko

470
Sigal

Më mposhtën zhgënjimet

Kësaj jete jam vërtitur

Pa u thyer nga mundimet

E keqja më erdhi nga s’e prisja

Më mposhtën zhgënjimet!

Aroma jote

Nga gjithë parfumet e kësaj bote

Aroma jote më pëlqen më shumë

Ajo më deh si verë e vjetër

Dhe më ngre në shpirt furtunë!                            

Në kujtesë më mbetën

“Fali, o Zot!”, – thashë për armiqtë e mi

Ndonëse pabesisht më gjuajtën pa arsye

Po sado që u mundova t’i fshi nga kujtesa

Në mendje më kanë mbetur emrat e tyre.

Afër dhe larg

Kur jemi bashkë zihemi e “grihemi”

Kur jemi larg tretemi nga malli

Kështu qenka thënë këtë botë “jallane”

Të shkretit njeri, s’i gjendet “karari”!

Fjalët e shpirtit

Thonë që fjalët e shpirtit

Ndjenja e mistere fshehin

Një zemër e ngrijnë si akull

Mbi një tjetër zjarrin hedhin.

Pyes  hënën

Hëna sonte më duket e zbehtë

Si një sy që  lëshon hije trishtimi

Dhe unë e pyes: Mos dhe ti, moj e bukur

Ndihesh e vetmuar dhe të ka mbytur pikëllimi? 

Kur zgjohem nga ëndrra 

Ëndrrat, janë ëndrra e zgjasin sa një natë

Drita e mëngjesit të fsheh nga sytë e mi

Kur zgjohem nën qerpikë kam mjegull trishtimi

Dhe lotët që më djegin nga malli për ty!