Suplementi Pena Shqiptare/ Lad Bizhga: Konstelacionet e së shtunës

541
Sigal

Në një tjetër
galaktik
isha,
a s’ isha,
Ajo, qe e bukur 
si një paqe,
me një shkëlqim
të papeshë.
Që befas,
e mrekullueshme,
si nudot
boheme
Parisianë,
të Modiglianit.
Hapa dritaren
Dhe rashë
Përsëri,
Mbi buzët
e saj
sexy .
në thelb.
Nuk tingëllon
një përgjigje.
I varur 
në ajër, 
rri pasioni
dhe zhgënjimet, 
telefonatat
memece
dhe vargjet, 
si një përrua
i sertë malor,
tek ty 
duan të vijnë,
në Saharën
e shpirtit,
ku dhimbja
pikon shpresë.
Mos unë,
Unë nuk e di…
A, ju,
Unë, nuk e di.
A, atë.
sexy,
ah.. ah sexy
Unë nuk e di, 
lamtumirën tonë,
në ajër mbetur,
si balonat tabake
të harruara,
nga djemtë 
harrakatë, 
të lagjes.
në Saharanë
e shpirtit
ku dhimbja
pikon shpresë.