Suplementi Pena Shqiptare/ Gaqo Çako, një jetë në skenë pa pyetur për kohën dhe moshën

474
Artistit Eno Koço ka shkruar një biografi kushtuar këtij artistit të shquar të skenës sonë tenorit Gaqo Çako . Mes dy gjigandëve të skenës shqiptare duket se ka pasur dhe ka një miqësi të thellë. Kjo është arsyeja që Gaqo Çako ia ka besuar për t’ia treguar një miku të tij të vjetër, i cili ka qenë protagonist pranë tij në një pjesë të madhe të këtij rrugëtimi “Takoheshim mëngjeseve në kafene të ndryshme të Tiranës, jo larg shtëpisë së tij pranë “Pazarit të Ri”. Nga bisedat që bënim më habiste shumë fakti që memoria e tij vazhdonte të ishte e kthjellët, ashtu siç është rrënjosur në memorien e shqiptarëve timbri i kthjellët i zërit të tij. Informacionet që më jepte dhe episodet jetësore që më rrëfente, ishin po aq thellë të rrënjosura në trurin dhe koshiencën e tij. Të gjithë rrugëtimin e tij, nga fëmijëria, Moska, kthimi në Tiranë, vitet e specializimit në Itali, jetën nën censurën e kohës, martesën, apo zhvillimin e operës në Shqipëri, Është një jetë e pasur, e mbushur me ngjarje dhe arritje kulmore, për të cilat kam privilegjin e madh që në dy periudha kohore të kem qenë shumë afër tij; të parën, atë të regjistrimeve të 34 arieve të huaja, të kënduara në gjuhën origjinale e në shqip, si dhe të 13 këngëve lirike qytetare shqiptare (pa llogaritur të tjera këngë e duete, gjithashtu të regjistruara në studion e Radios); po shkruaj jo si biograf i tij, por gjithnjë nga pozita e muzikantit dhe e mikut të tij në vite”, thotë Eno Koço, i bindur se kjo është një jetë që ia vlen të tregohet. Rrëfimi sjell një portret të plotë të jetës dhe karrierës së një artisti të përmasave të Gaqo Çakos. Gaqo Çako është një këngëtar shumë i njohur për spektatorin shqiptar dhe më gjerë. Pa e tepruar do ta thërrisnim tenori legjendar, Gaqo Çako, artist i popullit, që bën pjesë në plejadën e artistëve të mëdhenj te Panteonit të muzikës dhe skenës shqiptare. Ai mbetet një nga yjet e skenës operistike shqiptare e atë evropiane. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Peshkatarët e Perlave”, “Traviata”, “Bohemë”, “Rigoleto”, “Norma”, etj si dhe operat shqiptare e bëjnë atë me një karriere të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Mes zërave të këngëtarëve lirikë shqiptarë spikat krejt i veçantë emri i tenorit të mirënjohur Gaqo Çakos. Me zëri i tij është kthyer në objekt krenarie për të gjithë shqiptarët kudo që ai dëgjohet e shfaqet në Shqipëri a diasporë, në skenën e operës, në recitalet, në televizion apo në radio, përmes incizimeve të traditës dhe moderne. Është fakt se repertori i tij është shtrirë në të gjitha llojet e muzikës vokale duke pasur si të vetmin qëllim kënaqësinë për dëgjuesit të cilët e ndjekin me interes në pjesët që ai këndon. Plot sharm në paraqitje dhe portreti tërheqës i tij dhe aq ekspresiv gjatë interpretimit plotësohet me ndërtimin e një familjeje model në martesën e tij me këngëtaren lirike Luiza Papa. Janë vite të kaluara me punë dhe sakrifica të përbashkëta në arritjen e nivelit artistik që synonin të dy. Të paharrueshme do ngelen duetet e tyre plot ndjenjë dhe profesionalizëm. Kjo ka bërë që personaliteti artistik i tyretë jetë jo vetëm unik dhe i papërsëritshëm për dëgjuesit, por ka hyrë në fondin e artë të kulturës muzikore shqiptare natyrshëm dhe me dinjitet. Ai të bën ta duash, madje ta adhurosh. Le të kujtojmë prezantimet e tij jo vetëm në operat më në zë të kompozitorëve në botë, por sidomos në interpretimin e këngëve të kompozitorëve shqiptarë ku ai përcjell tërë ngrohtësi e dashuri për të rrëmbyer zemrat e dëgjuesve bashkëkombas brenda dhe jashtë kufijve. Sa natyrshëm arrin te ata mesazhi muzikor që kalon përmes zemrës së Gaqos, shpirtit të tij pasionant, për të komunikuar me të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Dhe sigurisht është potenca vokale dhe emocionale e këtij zëri pikërisht, burimi ku krijohen, larmia e fantazisë që përcjell timbri i “kadifejtë” e tërë dritë dhe ngjyrimet vokale që janë ruajtur.
RRJEDH NË KËNGË E LIGJËRIME
Hej fort po ngrin ai diell 
dhe burimi këngët lugjeve m’i përcjell 
hej, fort po ngroh ai diell 
edhe trimat nëpër mend mi sjell 
m’i përcjell, m’i përkëdhel 
Nga ky diell i kohës sime 
ndrisin shekuj në agime 
edhe pushka e shqiptarit 
zjarr flakëron 
O ku ka si ti, o Shqipëria ime 
o fisnikja përmbi gur 
rrjedh ne këngë e ligjërime 
ballë larta me flamur 
Hej fort po rreh ai tel 
dhe lahuta këngët 
M’i çon larg, m’i përcjell 
Hej fort po rreh ai tel 
dhe partizanët ndër mend
M’i sjell, po mi sjell 
Nga ky zë i kohës sime 
flasin shekuj me gjëmime 
edhe krisma e shqiptarëve 
brez më brez 
Sigal