Kërriçi, mëzi dhe viçi
Po i mburrej një ditë kërriçi,
Një mëzi të vogël e një viçi
-E shihni, sa i bukur jam,
Me mua asnjë nuk ngjan!
Ti je mëz qime shëllirë,
Ti tjetri viç i pa shëllirë!
-Mos u tall,-folën të dy,
Se dhe ti s’na hyn në sy.
Ç’vlerë ke e di pazari,
Mjaft që njihesh si bir gomari.
Kjo qe përgjigjja për kërriçin në fjalë,
I cili u largua me bisht në shalë.
Qeni dhe zotëria
Një zotëri, tregojnë një herë,
Një qen të bukur na kish blerë,
Çdo ditë për dore atë e mbante,
Lozte, gëzohej, qeni s’të hante.
Kaluan vite dhe qeni u rrit,
Se hante mish sa dendej për ditë,
Në vend të rripit ky qen i mirë
Nuk mbahej më as me zinxhirë.
Një ditë prej ditësh si pa kuptuar,
Iu turr të zotit për ta kafshuar.
I zoti qenit me një herë veproi
Rrëmbeu çiften dhe e qëlloi.
Kaluan ditë, kaluan vite,
Historia shpesh përflitej,
Mbeti shprehja që shpesh e thonë:
“Ai ishte qen që hante të zonë!”