Zyrtare/ Roben drejt transferimit në kampionatin japonez

433
Sigal

Në fund të sezonit Arjen Roben pritet të lërë Bavarinë dhe Bajernin e Mynihut pas përfundimit të kontratës me klubin gjerman. Sipas lajmeve që vijnë nga mediat në Gjermani, holandezi mund të transferohet me parametër zero në Japoni te skuadra e FC Tokios, duke iu bashkuar kështu në vendin ku lind dielli dhe dy yjeve të tjerë, patriotit të tij Lukas Podolski dhe spanjollit Andres Injesta.

Ndonëse gjatë javëve të fundit është folur shumë për një rinovim të mengjarashit 35-vjeçar, duket se e ardhmja e Roben është larg Bajernit të tij.

Në Bavari lojtari i kombëtares holandeze po luan sezonin e tij të dhjetë, ku në total ka luajtur 198 ndeshje dhe ka shënuar 98 gola, duke u shndërruar dhe në një idhull te tifozëve, që padyshim shohin tek ai heroin e finales së “Uemblit”, ku goli i Roben nënshtroi Borusian e Dortmundit dhe riktheu në Mynih trofeun e madh të Ligës së Kampioneve.