Zyrtare/ Kombëtarja e Argjentinës ngel pa trajner, shkarkohet Bauza

470
Situata e vështirë tek përfaqësuesja e Argjentinës vazhdon. Tani bardhë-e-blutë kanë ngelur pa trajner pasi Edgardo Bauza është shkarkuar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Edhe pse mund të jetë një nga mundësitë e fundit për Leo Messi-n për të arritur të fitojë një Kupë Bote, Argjentina po rrezikon shumë të mos kualifikohet në eventin më madhështor të futbollit botëror.

Për këtë federata argjentinase ka bërë përgjegjës Edgardo Bauzan, shkruajnë mediat botërore sportive.

Më e vështirë akoma duket të vijojë situata për kombëtaren argjentinase, pasi UEFA ka dënuar me 4 ndeshje Lionel Messi-n për shkak të gjesteve anti-sportive ndaj arbitrave.
Sigal