Partizani arkëton disa miliona nga biletat, derbi ja kalon Kombëtares për numrin e tifozëve në stadium

137
Sigal

Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen mes Partizanit dhe Tiranës në stadiumin “Air Albania” ishin 14 250 të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Ndoshta dikush e priste stadiumin plot, por edhe kjo shifër nuk është aspak keq nëse e krahason me numrin e spektatorëve që ndoqën ndeshjen Shqipëri-Islandë.

Në atë barazim të Ligës së Kombeve, Kombëtaren, e cila ka mbështetës shumë herë më shumë se dy klubet kryeqytetase, e ndoqën vetëm 10 095 tifozë. Në këtë derbi klubi pritës ishte Partizani, që arkëton disa miliona nga shitja e biletave.