Meta takohet me ambasadorin e Çekisë, në fokus forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe integrimi në BE

47
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadorin çek në Tiranë Karel Urban.

Meta në një postim në facebook shprehet se kanë folur mes tyre për integrimin europian të vendit, dhe cdo hapë për ta shpejtuar atë përmes reformave të qëndrueshme dhe të besueshme, me prioritet kryesor forcimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Postimi në facebook:

Kënaqësi të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Republikës Çeke në Tiranë, z. Karel Urban.

Konfirmova vullnetin e Partisë së Lirisë për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe në veçanti për të forcuar bashkëpunimin në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në BE të Shqipërisë.

Mirëprita gatishmërinë e Çekisë, si vend që ka edhe Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian, për procesin shumë të rëndësishëm teknik të negociatave për anëtarësim.

Shpreha gjithashtu vendosmërinë për të ndërmarrë çdo hap që përshpejton procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes reformave të qëndrueshme dhe të besueshme, me prioritet kryesor forcimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.