Edhe përgjatë ditës së nesërme do të keni një mot të kthjellët por të ftohtë. Sipas meteorologëve, ditën e nesërme do të kemi një ngritje të lehtë të temperaturave në të dyja ekstremet.

Ja parashikimi i motit sipas MeteoAlb:

Pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash të lehta në të gjithe vendin, më të dukshme në zonat jugore – juglindore duke rrezikuar shira të dobët në ekstremin Jugor si edhe reshje të pakta dëbore në Juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga  -3 °C deri në 19°C.

Era do vijojë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.