Zbulohet plani i Interit në merkato për Lukakun dhe Barella-n

552
Sigal

Merkato e Interit futet në një fazë vendimtare. Klubi zikaltër ka nisur përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte në Lugano, por grupi i futbollistëve ende nuk është i plotë. Dy janë objektivat parësor të drejtuesve në merkato: Lukaku dhe Barella. Për futbollistin belg është gati një takim në Manchester për të evituar ndonjë surprizë të pakëndshme nga Juventusi, ndërkohë që për mesfushorin mungojnë vetëm disa detaje për t’u zgjidhur me Cagliarin.

Për lumakun tratativat po ecin në rrugën e duhur, por problemi i madh është kostoja e kartonit të tij, e cila arrin në 83 milionë euro. Një shifër e papërballueshme nga drejtuesit e Interit, teksa zgjidhja mund të vijë vetëm nga shitja e mundshme e Icardit për një shifër më të ulët. Alternativa në fazën sulmuese është Edin Dzeko, por edhe për të nuk do të jetë e thjeshtë pasi Roma e ka bllokuar deri në momentin që të përfundojë transferimin e Higuain.

Më afër është Barella, me të cilin është arritur për një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon. Me Cagliarin mbetet për t’u zgjidhur disa detaje të vogla, ndërkohë që këtë javë ai pritet që të bëjë edhe vizitat mjekësore.