E rrallë në Angli, arbitri gjykon ndeshjen e futbollit nga karriga

605
Një episod i veçantë është shënuar në takimin e Premier League angleze mes Tottenham dhe Huddersfield. 
Arbitri kryesor i ndeshjes, Mike Jones, u dëmtua kur arbitrat po bënin nxemjen përpara fillimit të takimit. 
Sipas rregullave, arbitri i katërt Kevin Friend, mori vendin e tij, por vend i arbitrit të katërt ngeli bosh dhe organizatorët e takimit duhet të gjenin një arbitër të kualifikuar.Zgjidhja ishte duke e kërkuar arbitrin midis tifozëve prandaj punonjësit e stadiumit vazhdaun për të kërkuar dikë që mund ta merrte përsipër këtë rol. Një tifoz pranoi ta merrte këtë detyrë , por ai humbi mundësinë që të vjen një herë në jetë, pasi kryesori Jones ndryshoi mendje pak më vonë, duke pranuar ta bënte ai rolin e arbitrit të katërt.| 
Ai mori një karrige dhe u ul në mes të dy trajnerëve Pochettino dhe Wagner përgjatë gjithë takimit. 
Tifozi që erdhi për ta ndihmuar qëndroi pranë tij, në rast se do të kishin nevojë për asistencën e tij, por kjo gjë nuk ndodhi.


Sigal