Thomas Strakosha kthehet në Romë, portieri i Lacios humbet dy ndeshjet e Kombëtares

528
Thomas Strakosha është rikthyer në Romë pasi nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat e radhës të kombëtares shqiptare. “Tuttomercatoweb” bën me dije se futbollisti 21-vjeçar i Lacio-s ka pësuar një tërheqje të lehtë muskulare në këmbën e majtë duke humbur mundësinë e të luajturit në takimet kundër Spanjës dhe Italisë.

Lajmi nuk ka shqetësuar shumë klubin Lacios pasi dëmtimi nuk është serioz dhe paraqitja e gardianit me Juventusin pas dy javësh është e sigurtë. Nesër portieri do të kryejë disa analiza në qendrën mjekësore të klubit, Paideia klinik, për të përcaktuar më qartë kohën e rikuperimit.
Kjo tregon edhe arsyen e ftesës surprizë të Enea Koliçit ditën e djeshme. Portieri i Kukësit menjëherë pas ndeshjes me Skënderbeun është ftuar nga trajneri Christian Panucci për tu bërë pjesë e futbollistëve të grumbulluar për takimet që luhen më 6 dhe 9 tetor.


Sigal