Juventus rinis stërvitjen, por ja cilët janë lojtarët që mungojnë

288
Sigal

Juventus ka rinisur stërvitjet individuale të futbollistëve në pritjes së lejes për fillmin në kushte normale. Gonzalo Higuain e Adrien Rabiot, dy lojtarët e vetëm që ende nuk janë kthyer nga jashtë, pas ndërprerjes për shkak të Koronavirus. Nëse Pipita është në Argjentinë tek e ëma e sëmurë, bën më shumë zhurmë mungesa e francezit që është jo shumë larg nga Torino.

Pozicionimi bardhezi mbetet ai i ditëve të shkuara: nuk është caktuar një “deadline” ose një datë e saktë brenda të cilës lojtarët duhet të kthehen, duke qenë se ende nuk dihet se kur do të mund të stërviten në grup apo nëse do të rifillojë kampionati, por është dhënë vetëm sinjali të kthehen sa më shpejt.  Gjë që e kanë bërë gati të gjithë, përveç Higuain e Rabiot, për të cilët nis një javë vendimtare: nëse ndodh hapja e stërvitjeve si skuadër apo aprovohet data e rifillimit të kampionatit.

Mesfushori po stërvitet fort (në Cote D’Azzurr duke krijuar dilemën e madhe: nga njëra anë ngrihet pyetja si ka mundësi që nuk është kthyer, duke parë udhën e shkurtër që duhet të bëjë. Nga ana tjetër katër orët që e ndajnë nga Torino e lejojnë të mos planifikojë rikthimin: nëse Juventus e thërret, do të ishte në Itali në kohën e duhur. Juventus mund të marrë masa të ashpra ndaj dy lojtarëve nëse nuk do të shkojnë shpejt në Torino.