Zbulohet detaji i fundit që mungon për kalimin e De Ligt te Juvja

572
Sigal

Mungon vetëm një detaj i vetëm për transferimin e Matthijs de Ligt te Juventusi. Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, i cili në një intervistë të dhënë për sajtin “ad.nl”, konfirmoi se mungon vetëm garancia financiare për transferimin e mbrojtësit te bardhezinjtë për të mbyllur marrëveshjen.

“Për transferimin e De Ligt te Juventusi mungon vetëm garancia bankare për të konfirmuar transferimin. Jemi shumë të rreptë në lidhje me këtë gjë dhe shpresoj që situata të zgjidhet sa më parë. Jam i bindur që do të ndodhë”, deklaroi Overmars.

Me shumë mundësi De Ligt do të zbarkojë sot në Torino me avion privatë, ndërkohë që nesër pritet të bëhet edhe prezantimi zyrtar.