Villa: Xavi, mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave

115
Ish-sulmuesi i Barcelonës, David Villa e ka cilësuar Xavi Hernandezin si mesfushorin më të mirë të të gjitha kohërave.
David Villa ka thënë se Xavi Hernandez pa asnjë pikë dyshimi është mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave.
“Ishte një kënaqësi që kam qenë në gjendje ta njoh atë si person, që kam qenë në gjendje të luaj përkrahë tij për një kohë të gjatë te Spanja dhe për tre vite te Barcelonës”.
“Ai është mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave”, përfundoi David Villa deklaratën e tij për EFE.